MENU
klinika

Deklaratat e kryeministres serbe

Brnabiç: Nuk pres shumë nga Albin Kurti!

14.10.2019 - 11:13

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç deklaroi se nuk pret shumë nga Albin Kurti si kryeministër i Kosovës.

Teksa ka dhënë detaje nga takimi i saj me të dërguarin special të presidentit amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, Bërnabiç pohoi se ka pak shpresa për vijimin e dialogut me Kosovën.

“Nuk kam pritje për shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-s, por kam shpresë për vazhdimin e dialogut. Kjo do të ishte e mirë edhe për serbët edhe shqiptarët nga Kosova”, theksoi ajo.

'Nuk ka dialog pa largimin e taksës 100%' konica.al
‘Nuk ka dialog pa largimin e taksës 100%’ konica.al

Brnabiç tha se i kishte përcjellë mesazhin Grenellit se Beogradi asnjëherë nuk kishte hyrë në luftë tregtare me Prishtinën.

“Ajo për çka pajtohem në përgjithësi është se nëse gjendja ekonomike është më e mirë, nëse ekziston shkëmbimi dhe tregtia e lirë e mallrave, njerëzit jetojnë më mirë, kanë vende të punës, rroga më të mira, po ashtu zbuten tensionet politike dhe është hapësira më e madhe për kompromis. Edhe ne mundohemi ta bëjmë këtë”, theksoi Brbabiç.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë