MENU
klinika

Pas deklaratave të Vuçiç

Bushati: Bashkëpunimi rajonal nuk zëvendëson anëtarësimin në BE

23.10.2019 - 20:31

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati deklaron se bashkëpunimi rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Duke iu referuar deklaratave të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç për “Financial Times”, i cili e sheh mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si tregues për të forcuar marrëdhëniet me Rusinë dhe flet për Shengenin Ballkanit, Bushati shprehet se njohja e realitetit në terren, do të ndihmonte zbatimin e reformave për të siguruar rrugën drejt BE por se një bashkëpunim nuk mund të zëvendësonte anëtarësimin në Union.

kolana e librave

“Bashkëpunimi rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Të njohësh realitetin në terren do të ishte një sukses i madh për t’i dhënë fund mungesës së besimit në rajon duke ndihmuar në zbatimin e reformave në mënyrë efikase e për pasojë duke siguruar rrugën drejt BE”, shkruan Bushati.

Bushati Twitter

Vuçiç deklaron në intervistën e tij për gazetaren amerikane Valerie Hopkins të “Financial Times” se angazhimi për marrëveshjen e të ashtuquajturit “Shengeni Ballkanik” është forcuar pas vendimit të Këshillit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.