Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi në emisionin “Real Story” se Bashkimi Evropian bëri një hap pas me vendimin negativ për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“KE bën vlerësimin e parë teknik dhe janë vendet anëtare që kanë vendimmarrjen finale. Më 2018, isha protagonist, dhe e di që ka qenë shumë e vështirë për të marrë rekomandimin. Ishte një betejë, që u transferua te vendet anëtare, ku në qershor 2018 morëm një angazhim të qartë, që në 2019 do të kishim dhe nisjen e procesit. Nuk prisja që të kishte një hap pas, sepse nëse shohim vendimin e para pak ditëve, me vendimin e 2018 është një hap pas nga BE, por mendoj që Shqipëria meritonte që të niste këtë proces në 2018 dhe besoj se nga nisja e këtij procesi përfitojnë të gjithë, edhe vetë BE, sepse shton influencën në një zonë, apo në një kopsht të tij.
Mund të kemi njëmijë probleme, por janë ndërmarrë disa hapa, që për vendet e tjera janë bërë në një fazë të mëvonshme të këtij procesi. Natyrisht situata e brendshme politike nuk ka qenë pozitive në këtë proces. Një gjeneratë e kemi humbur dhe nuk e ka gëzuar dot mundësinë e përfitimeve nga ky proces. Për shkak të gabimeve tona strategjike, po na krijohet një hendekë edhe më i madh pabarazisht”, tha Bushati.
Ish-kryediplomati Bushati kritikoi të gjitha palët politike, sa i takon krizës së thellë politike, që vijon prej shumë muajsh. Ai tha se fjala kompromis për politikanët shqiptarë duket si fjalë turpi, duke shtuar se është kulticuar ndjesia e poshtërimit të kundërshtarit
Çfarë ndryshoi nga 2018 në 2019. Ajo që dimë është shpërthimi i një krize totale më 2019 …
Nuk ka një vend të dytë në listën e vendeve kandidate që të ketë përjetuar një situatë të paprecedentë siç e përjetoi Shqipëria këtë vit dhe siç vazhdojmë ta përjetojmë. Nga pikëpamja proceduriale, parlamenti mund të përcaktohet si funksional. Por, djegia e mandateve, që ka qenë një vendim i papërgjegjshëm, mos pjesëmarrja në zgjedhjet vendore dhe i gjithë stanjacioni politik, që erdhi si pasojë e këtyre veprimeve të opozitës, ka dëmtuar …
Fjala kompromis duket si fjalë turpi. Ne kemi kultivuar ndjesinë e poshtërimit të kundërshtarit, ose të një njeriu që mendon ndryshe nga vija kryesore e sjelljes politike. Ne duhet të kuptojmë që duhet të zhvillojmë kapacitet për më shumë kompromis, sepse do ta kemi më të thjeshtë për t’u marrë vesh me BE.
Cili duhet të ishte kompromisi që duhet të kishit bërë ju si mazhorancë?
Fakt është që ne përjetuam një zmbrapsje nga pikëpamja e kulturës politike më 2019. Dukej sikur ne kishim hyrë në një periudhë para-politike. Imazhi i vendit është përgjegjësi e përbashkët e opozitës dhe mazhorancës.
Bushati theksoi se reforma në drejtësi nuk duhet që të shërbejë vetëm që të bëhet gjah ndaj disa njerëzve apo të shkarkohen nga puna disa gjyqtarë e prokurorë, por duhet që në fund të ketë një rezultat për një Shqipëri më të mirë. Sipas Ditmir Bushatit, duhej reforma në drejtësi dhe qeveria bashkë me ndërkombëtarët i hyjnë “detit në këmbë”, kurse kujtoi se një sërë institucionesh sot nuk funksionojnë.
Ditmir Bushati: Nuk besoj se PS ka frikë të shkojë në zgjedhje të parakokshme, pasi PS thuajse gjithmonë, përpos 1992, ka qenë forcë e parë politike në vend. Kur them që duhet pakt kombëtar, nuk nënkuptoj as marrëveshje, sepse marrëveshjet janë bërë në këtë vend dhe përfundimi ka qenë siç e dimë. Unë jam në PS dhe dua që Partia Socialiste të ketë një mandat të tretë por unë dua më shumë drejtësi, më shumë të mira për popullatën.
Ne në Shqipëri na shqetëson korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe ndaj duhet të ulemi që t’i flasim të tilla çështje. A kemi ne njerëz që të ndër-veprojnë me instancat europiane. Duhet që të kemi depolitizim, ku të punësuarit nuk duhet të pyesin as kryeministrin, askënd e të vazhdojnë të jenë aty për sa kohë i përmbahen ligjit. Debati nuk është vetëm shqiptar, por më i gjerë, që ka të bëjë me vlerat.
Fatos Lubonja: Unë mendoj se Bushati foli pak me gjuhë të ashpër ndaj opozitës. Rama kur mori pushtetin e largoi fare opozitën. Edhe unë kam qenë kundër që opozita të djegë mandatet, por kjo opozitë ka pasur arsye reale. Këtu kemi një ide shqiptare, që unë kur marr pushtetin, kontrolloj gjithçka, edhe Edi Rama funksionon njësoj, edhe njerëzit i kam me vete sepse “opozita janë dele”. PS për mua është kapur nga krimi, sepse janë fuqi ekonomike. Bushati bën fasadën si ministër, dalin në ekrane njerëz pse dinë anglisht, dinë të flasin etj. Ka regres, sepse në PS nuk ka zëra kundër. Regresi ka qenë proces.
Ditmir Bushati: Unë mendoj se Shqipëria meritonte hapjen e negociatave që më 2018. Sa i takon fenomeneve të vjedhjes së votës etj., janë fenomene që kanë shoqëruar tranzicionin shqiptar. Ne si PS dhe partitë e tjera duhet që të flasin për më mirë. Ne duhet të rregullojmë sistemin, aty ku çalon. Donim reformën në drejtësi dhe i hymë detit në këmbë. Kemi probleme anësore, pasi nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, kemi kryeprokuror të përkohshëm. Më 2019 duhet që të ngremë Gjykatën Kushtetuese dhe vettingu duhet të na japë të drejtën që të themi se kemi gjykatës të vërtetë. Njerëzit nuk mund të kënaqen vetëm me gjah, por reforma në drejtësi të sjellë edhe rezultate.