Kanë kryesuar në dy javët e fundit, por pikërisht në të tetën, Bylis ka lënë kreun, pasi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Luftëtarin në Gjirokastër.
Bylisi ka qenë më kërkues në pjesën e parë, por gjirokastritët kanë pasur 2 mundësi të arta për të shënuar. 45 minutat e para ishin me shumë ritëm, plot raste, ku vetëm goli ka munguar.
Për të ardhur në pjesën e dytë. Në 62’ ka shënuar Açka me kokë pas krosimit të Filit, duke kaluar skuadrën e Luftëtarit në avantazh. Por në të 76’ ka goditje dënimi për Bylisin nga e majta, ndërkohë që kjo goditje dënimi sjell edhe një penallti.
Açka ka rrëzuar Goxhën në zone dhe Jorgji nuk heziton, duke drejtuar gishtin nga pika e bardhë e 11-metërshit. Ka shënuar Hidi me penallti, duke barazuar rezultatin në 1-1. Është goli i tretë i portierit Hidit në këtë sezon, të 3 me penallti.
Në minutat e mbetura Bylis ka qenë më kërkues, por pa arritur të shënojë, edhe pse ka pasur 3 raste shumë mira. Një barazim që vlen pak për të dyja skuadrat, Bylis lë kreun, ndërsa Luftëtari ende mbetet në zonën e “ftohtë”.
Luftëtari-Bylis 1-1
62′ Açka / 76′ Hidi
Luftëtari: Qyrani, Prikas, Demo, Isufi (46′ Lika), Lala, Rapo, Açka, Vyent, Dushkaj, Renja, Fili. Trajner: Jorgos Marantas.
Bylis: Hidi, Peposhi, Janku, Goxha, Ymeralilaj, Bajramaj, Mëllugja, Murataj, Qardaku, Ntepe, Guindo (11’Celis). Trajner: Veljko Dovedan
Kartonë të verdhë: Prikas, Lala, Açka / Ntepe, Janku, Qardaku
Gjyqtar kryesor: Enea Jorgji