MENU
klinika

Moshapja e negociatave

Cakaj: Deklarata e Macron mbart pasaktësi

29.10.2019 - 22:30

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj thotë se mos hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk ka lidhje me këto dy vende.

Në një emision televiziv, Cakaj tha se vendimi ka lidhje me problemet e brendshme që kanë vendet anëtarë për të ardhmen e Evropës.

“Negociatat nuk u hapën për dy arsye, e para sepse realisht vendimi i Këshillit Evropian nuk kishte të bënte me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me kundërthëniet e brendshme që ekziston brenda vendeve anëtare për të ardhmen e Evropës. E dyta sepse të dy vendet kanë plotësuar kushtet dhe si rrjedhojë nuk u mor vendimi për asnjërën”, tha Cakaj.

Ministri sqaroi se kushtet e Bundestagut nuk kanë qenë kushte për çështjen e hapjes së negociatave.

Për ministrin Cakaj, deklarata e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron mbart pasaktësi.

Ministri u shpreh se procesi i liberalizimit të vizave dhe ai i hapjes së negociatave janë dy procese të ndryshme.

“Të gjithë liderët përfshirë kancelaren Merkel kanë deklaruar se kjo është një çështje që i përket me tepër Evropës. Prandaj duhet të jemi të saktë. Deklarata e presidentit Macron mbart disa pasaktësi. Një një moment ai thotë se duhet e çuditshme sesi ne mund të liberalizojmë vizat me një vend që nuk ka filluar negociatat.

Këtu kemi të bëjmë me dy procese të ndryshme, për shkak se procesi i liberalizimit është proces tjetër nga procesi i hapjes së negociatave. Nga viti 2014 deri tani më shumë se 100 mln shqiptarë nga mbarë bota hyjnë lirshëm në hapësirën e BE. Një çmim më të madh se Shqipëria këtu po paguan Kosova, e cila ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN