MENU
klinika

"Euro 2020", rezultatet e plota

Çekia shtang Anglinë/ Kualifikohet Ukraina!

11.10.2019 - 23:35

Republika Çeke ia doli të festojë 3 pikët në Pragë ndaj Anglisë ku u shkaktoi humbjen e parë në këto eliminatore “tre luanëve” dhe hodhi një hap mjaft të rëndësishëm sa i përket kualifikimit për në Europianin 2020.

Ishullorët kaluan të parët në avantazh që në minutën e pestë, kur kapiteni Harry Kane ekzekutoi saktë një 11-metërsh, por vendasit reaguan shpejt dhe katër minuta më vonë gjetën golin e barazimit me anë të Brabec.

Golin e fitores çekët e shënuan vetëm në minutën e 85-të me anë të Ondrasek, ndërsa me këtë 3-pikësh u ngjitën në vendin e dytë me 12 pikë, po aq sa ka edhe Anglia kryesuese dhe 4 pikë më shumë se Kosova e vendit të tretë.

Sfida tjetër e këtij grupi, mes Malit të Zi dhe Bullgarisë në Podgoricë, përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0, duke bërë që dy skuadrat të ndajnë nga një pikë dhe të dorëzohen në garën për vendin e tretë.

Ukraina u bë skuadra e tretë që siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Europian 2020, pasi sot mposhti 2-0 Lituaninë dhe u ngjit në kuotën e 16 pikëve, 5 më shumë se Portugalia dhe 9 më shumë se Serbia.

Edhe luzitanët triumfuan me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Luksemburgut, falë golave të Bernardo Silvës, Ronaldos dhe Guedes, ndonëse portugezët janë kualifikuar tashmë në Europian, falë triumfit në Nations League.

Në sfidat e tjera të grupit të Shqipërisë, Franca fitoi minimalisht 01 në Islandë, falë një goli të shënuar nga Olivier Giroud me penallti, ndërsa Andorra triumfoi 1-0 ndaj Moldavisë në shtëpi.