Chelsea është mjaftuar me një gol në shtëpi ndaj Neëcastle për të marrë tri pikë me shumë vlerë, ndërsa Tottenham ka pasur sërish probleme, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi.
“The Blues” kanë regjistruar fitoren e tretë radhazi e cila i ka ngjitur në vend të tretë të renditjes. Golin e tores e ka shënuar një lojtar që përflitet për një largim nga londinezët në merkaton e janarit.
Spanjolli Marcos Alonso ka goditur saktë me të majtën në minutën e 73’ dhe aq mjaftoi për t’i dhënë tri pikët të besuarve të Frank Lampard.
Tottenham i ka shpëtuar humbjes në minutat e fundit të takimit. Gjatë gjithë ndeshjes, Ëatford ka qenë në avantazh pas golit të Doucoure dhe vendasit kanë zhvilluar një tjetër ndeshje të dobët në stadiumin e tyre.
Pas shumë ndryshimeve në pjesën e dytë dhe pas shumë përpjekjeve, Dele Alli ka barazuar rezultatin në të 86’. Një barazim që e lë gjendjen e Spurs tepër delikate, por mund të kishte qenë akoma më keq po të mos ishte për Alli.
Në ndeshjet e tjera Aston Villa ka fituar 2-1 ndaj Brighton që ka luajtur shumicën e ndeshjes me një lojtar më pak pas të kuqit të Moy. Bournemouth ka barazuar 0-0 ndaj Norwich, një rezultat i papritur duke parë që dy skuadrat luajnë për të shënuar dhe shpeshherë edhe pësojnë shumë.
Leicester vazhdon ngjitjen dhe tashmë ndodhet në vend të dytë pas tores 2-1 me Burnley. Wolves ka barazuar 1-1 me Southampton.