19.10.2019 - 20:30
Manchester City është rikthyer te suksesi pas humbjes në shtëpi, duke fituar 2-0 në transfertë me Crystal Palace. Një sukses që e mban në vend të dytë ekipin e Pep Guardiola-s, duke shpresuar në një dështim të Liverpool-it.
Manchester City e kishte shumë të vështirë të thyente prapavijën e Crystal Palace, por deri në minutën e 39’, kur Gabriel Jesus ka zhbllokuar rezultatin pas asistim të Bernardo Silva-s.
Pas vetëm dy minutave, City ka dyshuar menjëherë me David Silva. Kaq ka mjaftuar, pasi në pjesën e dytë nuk është shënuar asnjë gol, pavarësisht rasteve të miqve kryesisht.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Premier League, java 9