MENU
klinika

Cristiano Ronaldo human

CR7 u dhuron këpucë vajzava U-17, por letra është më prekëse

29.10.2019 - 13:10

Suksesi duhet vlerësuar dhe këtë Cristiano Ronaldo e di mirë, teksa ka punuar shumë për të arritur aty ku është sot. Kapiteni i përfaqësueses portugeze u bëri një dhuratë të veçantë vajzave të skuadrës së 17-vjeçareve për kualifikimin në raundin elitë të Euro 2020.

Secila lojtare mori dhuratë nga një palë Nike Mercurial, të njëjtat që përdor dhe CR7. Momente emocionuese për këto vajza, të cilat u ndjenë të vlerësuara nga një kampion i nivelit të Cristiano Ronaldo.

Portugalia U17 për femra u rendit e dyta në grupin kualifikues me pikë të barabarta me Holandën kryesuese vetëm, për shkak të golavarazhit.

Ronaldo u kishte dedikuar një mesazh prekës, që emocionoi jo vetëm vajzat e reja, por të gjithë ata që e lexuan. “Unë ju dërgoj këto këpucë (futbolli) të vogla me shpresën se do t’ju ndihmojnë të realizoni ëndrrën tuaj.

Kur isha fëmijë, kisha një ëndërr të thjeshtë, por të çmendur. Jo, jo, nuk ishte lloji i ëndrrave që keni, kur flini. Kjo ishte një nga ato ëndrrat, që ju dëshironi aq shumë të bëhen të vërteta, jo vetëm t’i shihni në gjumë, natën kur flini.

Doja të bëhesha lojtari më i mirë i futbollit në botë. Unë ia kushtova jetën kësaj ëndrre, në palestër, gjatë stërvitjes, bëra gjithçka që ishte e nevojshme për ta realizuar. Është e rëndësishme të keni një ëndërr, por edhe më e rëndësishme është të punoni shumë për ta arritur atë.

E imja është realizuar dhe shpresoj se e njëjta gjë do të ndodhë me ju. Ndiqni ëndrrat tuaja, pa hezituar! Nëse unë e bëra, mund ta bëni edhe ju. Urime për kualikimin në fazën e dytë. Përqendrohuni dhe mbajini sytë drejt fitores së radhës. Fat të mirë dhe shijoni këpucët. Cristiano Ronaldo!”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN