MENU
klinika

Dëshmi

“Çupkat amerikane” që u fshehën nga nazistët në Shqipëri

30.10.2019 - 07:28

Ngjarjet e luftës në Shqipëri përfshijnë edhe një ngjarje të rrallë të cilës i janë kushtuar disa libra dhe dokumentarë.

Në 8 nëntor 1943, një avion amerikan me 30 anëtarë në bord me mjekë dhe infermierë të ushtrisë amerikane rrëzohet në Dumre.

Falë aftësisë së pilotit, asnjë prej ekuipazhit nuk humbi jetën. Prej këtu, nisi aventura 3 mujore e 30 amerikanëve të cilët u shpëtuan duke mbërritur në Bari të Italisë me një anije pasi ecën të paktën 1 mijë kilometra nga Dumreja për në Karaburun.

Por historia e tyre përmban disa prej detajeve më mahnitëse të Luftës së Dytë Botërore.

Një ndër to është edhe mbijetesa e 3 infermiereve amerikane të cilat u shkëputën nga grupi dhe u shpëtuan nga oficerët britanikë dhe forcat e Ballit Kombëtar.

Të 3 infermieret strehoheshin në Berat dhe një kontroll i befasishëm i forcave gjermane bëri që ato të marrin arratinë në male mes dimrit dhe dëborës. Ato u shoqëruan nga oficerët britanikë Palmer dhe Dafi që rrezikuan jetën për shpëtimin e tyre, e më pas qëndruan ditë të tërë mes të ftohtit në male.

Por falë ndërhyrjes së Skënder Muços, një eksponenti patriot i Ballit Kombëtar në Vlorë, vajzat mbijetuan. Ato u fshehën në një kamion dhe më pas u ngjitën për tu strehuar në Dukat në familjen e një tjetër patrioti të njohur që mbështeste Ballin Kombëtar, Hodo Metos. Pasi u siguruan nga ndjekja gjermane, një barkë erdhi dhe i mori ato në fillim të marsit 1944 në Karaburun dhe udhëtuan të sigurta drejt Italisë.

  • Shënimet e oficerëve britanikë

për mbijetesën e 3 infermiereve janë mjaft interesante. Banorët e mjaft fshatrave u thërrisnin atyre “çupka amerikane” dhe ky cilësim mbeti deri vonë në memorjen e banorëve që i strehuan. Fotot e rralla që botohen sot në newsbomb.al janë bërë nga oficerët britanikë dhe oficeri amerikan Smith që ndihmuan 3 infermieret amerikane.

Aventura e tyre prej 5 muajsh në Shqipëri është cilësuar si një prej ngjarjeve dhe aventurave për mbijetesë nga më uniket gjatë luftës.

Skënder Muço, lideri i Ballit Kombëtar në Vlorë që shpëtoi “çupkat amerikane” u vra nga gjermanët në gusht 1943, ndërsa familja e Hodo Metos në Dukat, pati një fund të dhimbshëm nga diktatura komuniste.

1) Tri infermieret duke pushuar në male

2) Infermieret duke pozuar gjatë një pushimi

3) Duke shuar etjen me dëborë

4) Duke pozuar gjatë një pushimi

5) Duke ecur në male për të shpëtuar nga gjermanët

6)Një prej imferiereve duke luajtur në dëborë.

7) Të sigurta, pasi arritën në Itali në mars 1944

8) Maçoku i shtëpisë së Hodo Metos në Dukat ku u fshehën infermieret amerikane

9) Hodo Meto me bashkëshorten. Ata strehuan dhe shpëtuan infermieret amerikane

10- Hodo Meto me anëtarë të Ballit Kombëtar që shpëtuan “çupkat amerikane”

Misteret e emërimit dhe shkarkimit në janar ‘82

Fakti që s’e kemi ditur: Kadri Hazbiu 15 ditë kryeministër

Mbreti Zog priti Dr. Frigione në audiencë ku i dorëzoi dekoratën e lartë

Historia e panjohur e Bankës Kombëtare Bujqësore në Shqipëri

“Tereza e Bekuar e Kalkutës”

27 vite nga vdekja e Shën Nënë Terezës