Teksa ishte i ftuar në emisionon “Glamour Zone”, këngëtari Dafi Derti, i cili është i martuar me Silva Gunbardhin, ka folur për aksidentin që i ka ndodhur vetëm pak ditë më parë.
Pasi moderatorja e ka pyetur se cila është arsyeja që ai dhe Silva grinden shpesh, Dafi ka treguar se është përdorimi i telefonit në makinë.
“Ne zihemi gjithmonë kur unë i jap makinës. Jo më pak se pardje, fatkeqësisht përplasa makinën e Silvës dhe doli që pas gjashtë vitesh ajo ka të drejtë.
Dhe jo pak, por e përplasa fuqishëm. Nuk kishte të lënduar. Ishte gabimi im. Ishte hera e parë që më ndodhi pas 10 vitesh në timon. Unë ia vë fajin telefonit. Kjo është arsyeja që ne zihemi gjithmonë dhe doli që Silva ka të drejtë”.- ka rrëfyer këngëtari, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.
Dafi dhe Siva janë prej 6 vitesh së bashku dhe si fryt i dashurisë së tyre, ka ardhur në jetë një vogëlush.