MENU
klinika

"Vendimi për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut një gabim!"

“Debat i vështirë mbi zgjerimin” Tusk raporton diskutimet në Strasburg

22.10.2019 - 11:20

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk ka raportuar mëngjesin e kësaj të marte në parlamentin evropian në Strasburg mbi diskutimet e samitit të BE-së zhvilluar javën e kaluar ne Bruksel.

“Liderët e BE patën një debat të vështirë mbi zgjerimin në këshillin e BE-së.

Pas rekomandimit të qartë të Komisionit Europian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pavarësisht kësaj, unanimiteti i kërkuar nuk ishte i mundur javën që lamë pas.

Sipas opinionit tim, ky ishte një gabim të cilin ua kam thënë liderëve të BE-së madje ishte pak më i drejtpërdrejtë.

Tani vetëm mund të shpresoj se liderët e BE-së të nxjerrin konkluzionet e duhura dhe ta diskutojnë procesin e zgjerimit përpara samitit të Zagrebit që mbahet në Maj të vitit 2020” – u shpreh Tusk.