MENU
klinika

"Zysh pedagogjia e gazetarisë nuk është...”

Deklarata e Luarasit, Drini i del në mbrojtje Arbanës

23.10.2019 - 17:14

Iris Luarasi ishte një ndër të ftuarat e puntatës së të shtunës në “Shiko Kush LUAN”, ku zbuloi edhe një fakt interesant lidhur me disa nga ish-studentët e saj, që tashmë janë emra mjaft të njohur për publikun.

Sfida “Ndaje ose Haje” e shtyu Irisin të japë disa përgjigje dhe mes tyre ajo zbuloi 4 emra të studentëve VIP-që ka mbetur në klasë.

Pa hezituar ajo tregoi katër emrat dhe mes tyre ishte edhe Arbana Osmani.

Kjo e fundit tregoi se ishte e detyruar të linte mësimin, pasi njëkohësisht punonte për të mbajtur familjen.

Në mbrojtje të Arbanës ka dalë edhe Drini Zeqo, i cili mesa duket ka pasur të njëjtin hall.

“Nuk është se ai fakultet në fakt të mësonte ndonjë gjë të madhe mbi gazetarinë e radios apo televizionit. Dhe po, ne që kemi punuar për të ndihmuar familjet apo për të mësuar ndonjë gjë më shumë kemi bërë mirë. Zysh Irisi pedagogia e gazetarisë në Shqipëri nuk është ndonjë gjë e madhe për t’u mburrur”, ka shkruar Drini.

Ai ka treguar gjithashtu edhe një mesazh që i ka dërguar një student gazetarie i pakënaqur nga shkolla.