Nga Ilir Demalia
BABË DHE BIR, BINAK DHE ILIR HAXHIA DEMALIA NË 2A
Prej shumë vitesh e kohësh, llumi i shpifësve dhe baltosjes, i atyre që ngarkuar me kompleksin e shërbimeve ndaj regjimit diktatorial dje, i atyre që si bashkëpunëtorë të Sigurimit, e që tashmë i di, së paku, ata që janë në dosjen e tim ati dhe timen, i atyre që kanë qenë në burg dhe kanë përgatitur kurthin e tim ati tre muaj para se të mbaronte dënimin, në dhjetor të vitit 1978, i atyre që ai kishte ndihmuar në jetë për t’u rregulluar në punë, duke u dhënë mundësinë për të dalë dhe jashtë shtetit, para se ai të hynte në burg.
-si rasti i pseudonimit “Panairi”, i cili vazhdoi të dalë jashtë, deri në vitin 1990.
Ai jo vetëm ka qenë bashkëpunëtor me detyrë për tim atë dhe mua, por bashkë me atë që mbante pseudonimin “Skifteri”, kanë hyrë edhe në shtëpi me TO (teknikë operativë, aparate përgjimi).
Gjithë ky llum, me llumin e bashkëpunëtorëve politikë të pluralizmit, spiunëve, kanë hedhur baltë mbi tim atë dhe mua, si gjoja bashkëpunëtorë të Sigurimit.
Përfundimisht, për herë të fundit, për të gjithë këtë tabor akuzuesish dhe ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, po ju them: as për tim atë, as për nënën time, as për mua dhe as për tim vëlla, nuk mund të gjendet një dokument që të kemi denoncuar njeri, bashkëpunuar me Sigurimin, t’i kemi shkaktuar tragjedi dikujt apo ndonjë familjeje.
Në të kundërt, nga verifikimi i gjithë dokumentacionit në dosjet e Sigurimit, rezulton: Binak Haxhia Demalia, i ndjekur nga Sigurimi me dosje 2A (përpunim për arrestim) që nga viti 1972.
Arrestuar më 11 mars 1975 dhe i dënuar 4 vjet për agjitacion e propagandë. Gjatë hetimeve dhe procesit gjyqësor nuk ka pranuar fajësinë dhe nuk ka implikuar asnjë njeri apo të jetë thirrur njeri nga dëshmia e Binakut.
Në gjyq ka dalë i vetëm. Mbas lirimit më 11 mars 1979, ka kërkuar rregullisht pafajësinë, duke e fituar atë në mars të vitit 1984. Nga ky moment mbyllet dosja e ndjekjes ndaj Binak Haxhia Demalia, për t’iu hapur përsëri Binakut dhe të birit, Ilir Haxhia Demalia, pas gjashtë muajsh në dhjetor të vitit 1994.
At dhe bir, Binaku dhe Iliri, janë ndjekur në 2A, BP sigurimi me TO (teknikë operativë) përgjime për veprimtari armiqësore dhe përmbysje e pushtetit dhe Iliri edhe për përgatitje për arratisje.
Ndjekja e përgjimi ka vazhduar deri në prill të vitit 1991, shoqëruar me përgjime telefonike 24/ 7 pas largimit të Ilirit me ambasadat, në korrik 1990.