18.10.2019 - 08:26
Sipas parashikimit meteorologjik ditën e sotme, e premte 18 tetor 2019, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim deri mesatare në juglindje ku nuk përjshtohet mundësia e reshjeve të shiut.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 7 m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3- 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie graduale.
Temperaturat min dhe max:
-Zonat malore 12/23°C
-Zonat e ulëta 12/27°C
-Zonat bregdetare 15/27°C