“Mbi 10 miliardë euro dëme do i bëheshin Kosovës në rezerva dhe minerale të Trepçës. Gjithsesi ai për momentin (Rama) është në pushtet, por nuk e ka të sigurt që do të qëndroj dhe mund ta humb atë. Shihemi në gjyqe”.
Kështu shprehet kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj pas deklaratës ë kryeministrit Edi Rama se do ta padiste.
Kjo duke marrë shkasë nga një deklaratë e Haradinajt se Rama, Vuçic dhe Thaçi do të përfitonin 10 miliardë euro nga ndarja e Kosovës.
“Edi Ramën e kam vëlla. I kam vëllezër e motra të gjithë shqiptarët. Por unë jam kundër ndarjes. Ky ka marrë pjesë në projektin e ndarjes (Rama). Ajo ndarja do të bënte dëme në shtetësinë tonë. Pasi që të hapet Kosova e 17 shkurtit nuk ka më kthim pas”, tha Haradinaj në Pressing të T7.
Haradinaj tregon edhe për shumën e 10 miliardë euro që tha se do të ndaheshin mes Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit.
“Mbi 10 miliardë euro dëme do i bëheshin Kosovës në rezerva dhe minerale të Trepçës. Gjithsesi ai për momentin është në pushtet, por nuk e ka të sigurt që do të qëndroj dhe mund ta humb atë. Shihemi në gjyqe”.
Më tej ai shpjegon se si do të përfitonin personalisht personat që do merrnin pjesë në projektin e ndërrimit të territoreve.
“Nëse dikush ka premtuar me dhënë Trepçën, atëherë ka pasur përfitime nga Serbia”, -tregoi kryeministri në detyrë.