18.10.2019 - 12:35
Kur flet një kampion bote si Miroslav Klose, natyrisht që duhet ta dëgjojmë. Sulmuesi gjerman luajti në Serie A dhe përfaqësoi Lazion nga viti 2011 deri më 2016.
Ai e njeh mirë mjedisin bardhekaltër dhe kampionatin italian. Aty shënoi 54 gola në 5 vite. I intervistuar sot nga ”Gazzetta dello Sport”, ai foli edhe për evolucionin e portierit Strakosha.
“Kur luaja atje, ai ishte portieri i tretë i Lazios. Sinqerisht, do t’i kisha vënë bast të gjitha kursimet e mia që Strakosha nuk do të ishte në gjendje të bëhej titullar. Ai nuk transmetonte siguri asokohe. Por, rritja e tij thjesht tregon se duhet t’iu japim hapësirë të rinjve, edhe kohë për t’u rritur” – tha Klose.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ish-portieri i Kombëtares
Foto Strakosha analizon të birin, ka edhe kritika
Letra e Foto Strakoshës
“I hape krahët dhe je duke fluturuar, biri im”
Igli Tare për lojtarët shqiptarë