MENU
klinika

Ligue 1, java 10

Dopio Di Maria, Mbappe rikthehet me gol

18.10.2019 - 22:55

Paris SG është shkëputur në krye në Ligue 1, pas fitores 3-1 në fushën e Nice, me këtë të fundit që e ka mbyllur ndeshjen me 9 lojtarë, pas daljes me dy kartonë të kuq.

Në harkun kohor të 6 minutave ishte argjentinasi Di Maria ai që shënoi dy herë për miqtë parizienë në transfertë, pikërisht në minutën e 15’ dhe 21’, duke cliruar ekipin që në pjesën e parë.

Vendasit kanë reaguar në të 67-ën, duke ngushtuar shifrat me Ganago, i cili është ndihmuar nga disa gabime të mbrojtjes mike. Gjithsesi, shpresat e ekipit të Vieira për të marrë një pikë janë shuar në harkun e tri minutave.

Cyprien ka marrë kartonin e dytë të verdhë në minutën e 74-t për, ndërsa Herelle a marrë të kuqin direkt pasi ka goditur një kundërshtar.  Parisi ka përfituar nga superioriteti numerik duke shënuar dy gola të tjerë në minutat e fundit.

Mbappe ka trefishuar në të 88-ën, pesë minuta pas futjes në lojë, duke gjetur një gol që i mungonte që nga 11 gushti i kaluar, ndërsa Icardi ka kompletuar “pokerin” në të 91-ën. PSG kryeson renditjen me 24 pikë pas 10 javëve të para, ndërsa Nice është në vendin ne nëntë me 13 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN