MENU
klinika

Kontrollet

Drogë dhe armë, zyrtari në Çorovodë në kërkim

22.10.2019 - 10:50

Policia e Skraparit ka shpallur në kërkim kryetarin e fshatit Barç, në Çorovodë, pasi i është gjetur lëndë narkotike dhe një armë gjahu.

Bëhet fjalë për zyrtarin D. H., ku gjatë kontrollit në banesën dhe magazinën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar 15 kg kanabis dhe armën e gjahut teke.

  • Njoftimi i policisë:

Skrapar
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 15 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu. Shpallet në kërkim kryetari i fshatit, poseduesi i lëndës narkotike.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi D. H. posedonte lëndë narkotike, u ushtrua kontroll në banesën dhe magazinën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu teke.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. H., 42 vjeç, kryetar i fshatit Barç, Çorovodë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë