MENU
klinika

Presidenti i FSHF për Kombëtaren

Duka konfirmon Rejan: Më mirë se në Euro 2016

22.10.2019 - 18:09

Trajneri italian Edy Reja nuk ka firmosur ende marrëveshjen e re me Federatën Shqiptare të Futbollit, por presidenti Armand Duka konfirmoi vijueshmërinë e bashkëpunimit me trajnerin e Kombëtares.

Puna e 74-vjeçarit italian bindi kreun e FSHF-së edhe pse kuqezinjtë nuk kanë më shanse për t’u kualifikuar në Euro 2020. Këtë e konfirmoi vetë Duka në një dalje publike në stadiumin që po ndërtohet në Kukës.

“Reja do të jetë trajneri i ardhshëm i Shqipërisë, por kur do ta bëjmë kontratën nuk ta them dot. Duhet ta diskutojmë këtë pjesë.

Dy ndeshjet e fundit, ose tre bashkë me Islandën, kanë qenë të mira. Ekipi është rikthyer, ka fituar besimin te vetja. Në gjithë opinionin sportiv është rikthyer besimi, është rikthyer klima pozitive.

Kjo do e ndihmojmë më shumë ekipin, do i japë energji për dy ndeshjet e fundit, si dhe për kualifikueset e Botërorit dhe Nations League. Mendoj se më këto paraqitje, nëse do bëja një krahasim, kemi një ekip akoma më të mirë se në Euro 2016”, – u shpreh Duka.

Pritet që Edy Reja të firmosë kontratën deri në fund të kualifikueseve të Botërorit 2022. Kjo periudhë përfshin edhe sezonin 2020–2021 të Ligës së Kombeve. Reja ndryshoi mentalitetin e skuadrës, duke e bërë më sulmuese dhe po punon për rinovimin e grupit të lojtarëve.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN