MENU
klinika

Njihuni me "super-efektet" e tij!

Dy lugë vaj ulliri në ditë dhe trupi juaj ndryshon përgjithmonë!

12.10.2019 - 18:46

Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare.

Ai përmban fenole, sterile dhe acide yndyrore si acidi linolenik dhe palmitik, acidi oleik dhe yndyrna esenciale për një shëndet të mirë duke qenë se është lehtësisht i tretshëm. Vajin e ullirit mund ta konsumoni në gjellëra e sallatëra, por e dini ç’ndodh nëse pini dy lugë gjelle vaj ulliri?

1.Ushqen fytyrën e thatë, trajton aknet dhe rënien e flokëve:

Vaji i ullirit nuk duhet të mungojë kurrsesi në rutinën tuaj të përditshme të bukurisë, sidomos nëse e ndieni lëkurën të thatë dhe pa jetë. Mjafton një masazhim i thjeshtë me pak vaj ose i kombinuar me të kuqe veze, pure karotash ose vaj kokosi dhe fytyra do të ndiejë ndryshimet e para.

2.Detoksikon mëlçinë:

Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishme të sistemit tretës. Por si çdo organ tjetër edhe mëlçia ka nevojë të detoksifikohet, përzieni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe një lugë gjelle me lëng limoni dhe pijeni esëll çdo mëngjes.

3.Trajton rënien e gjoksit:

Rënia e gjoksit është tejet e natyrshme kur gjoksi humbet fleksibilitetin dhe elasticitetin. Duhet thënë që gjjoksi nuk ka muskuj, ai përbëhet nga inde lidhëse dhe gjëndra që prodhojnë qumësht. Që ta mbani gjoksin në formë duhet të tregoni një kujdes të veçantë për të, për këtë arsye masazhimi i tij me vaj ullirir pas dushit , por edhe në momente të tjera të ditës është një plus më shumë. Gjithahstu mund të provoni maskën e mëposhtme, lexoni maska 100% natyrale që tonifikon gjoksin pas shtatzënisë.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë