Sulmuesi i Atleticos së Madridit, Diego Costa ka pranuar fajësinë për një shkelje tatimore që arrin në 1,1 milion euro.
30-vjeçari shkoi në Gjykatën Nr.48 në Plaza Castilla në Madrid dhe njohu faktet e ngarkuara nga Agjencia e Taksave në Ankesa.
Lajmi bëhet publik nga spanjollja,”El Mundo” dhe pranimi i akuzave nga Costa do të thotë se ai është dashur të pranojë një dënim me burg për rreth gjashtë muaj.
Gjithsesi, si në çdo rast, kur një shtetas dënohet në Spanjë për më pak se 2 vite burg mund ta shlyejë me një gjobë.
Tashmë Costa e ka shlyer taksën te autoritetet spanjolle për një shifër prej 1,142,888 euro.
Costa iu shmang tatimeve në vitin 2014, periudhë kur aktivizohej në eksperiencën e parë me Atletico.