MENU
klinika

Historia e lundërtarit viking

Dikush e kishte zbuluar Amerikën para Kristofor Kolombit?!

16.10.2019 - 20:13

Gjithmonë kemi menduar se Kristofor Kolombi, e kishte zbuluar i pari Amerikën, por e dini se dikush e kishte zbuluar kontinentin pesë shekuj para tij?

Ishte një lundërtar i madh nga një familje kolonizatorësh të tokave të shkreta. Vendosi t’i drejtohej Perëndimit, derisa u gjend në një tokë ku asnjë europian nuk kishte shkelur më pare.

Lundërtari nga Europa quhej Leif Erikson dhe ishte një eksplorues viking që sot historianët e konsiderojnë europianin e parë që ka shkelur në kontinentin amerikan.

Ja cila është historia e Leifit dhe e familjes së tij aventuriere.

I lindur në Islandë rreth vitit 970, Leif vinte nga një botë e populluar prej aventurierëve, tregtarëve dhe luftëtarët skandinavë të njohur ndryshe si ‘Vikingët’”, shpjegon Francesco Surdich, docent në universitetin “Xhenova”.

Familja e Leif Erikson ishte protagoniste e vërtetë e “pushtimit të Perëndimit”, që kulmoi me arritjen në Amerikë.

I ati ishte Eriku i Kuq, i cili kishte arritur të kolonizonte Groenlandën, ose një pjesë të Amerikës, meqenëse gjeografikisht është pjesë e këtij kontinenti.

Ashtu si i ati edhe i biri Leif u nis në kërkim të tokave të reja. Ai që e nxiti ishte tregimi i tregtarit Bjarni Herjolfsson, i zbritur në Brattahlid.

Tregtari i habiti të gjithë duke u treguar se kishte parë toka të panjohura. Ndërsa lundronte mes Islandës dhe Groenlandës, u devijua papritur nga rruga për shkak të mjegullës dhe rrymave dhe si pasojë u gjend para një toke të mbushur me pyje, pastaj para një ishulli prej akulli dhe në fund arriti të prekte brigjet groenlandeze.

Nga Groenlanda, Leif lundroi drejt tokave të panjohura. Fillimisht u përball me një tokë të shkretë dhe shkëmbore që e quajti Helluland “toka e gurit”, e identifikuar me ishullin Baffin në Kanada.

Pastaj iu drejtua jugut dhe arriti në një zonë të pyllëzuar “me plazhe të mëdha të bardha dhe një bregdet të butë me pjerrësi”. Ishte bregdeti lindor i Kanadasë, i pagëzuar Markland, “toka e pyjeve”.

Në fund duke lundruar për dy ditë të tjera drejt jugut, arriti në një territor më komod.

Në atë vend nuk kishte akull dhe bari nuk thahej, kështu që Leif dhe njerëzit e tij vendosën që të dimëronin aty, për t’u rikthyer më pas në Groenlandë.

Ata zbuluan se zona ishte e pasur me hardhi të egra prandaj e quajtën Vinland, “toka e verës” (ose sipas disa interpretimeve “toka e pashkëve”).

Po ku ndodhej Vinlandi? “Rreth pozicionit të këtij territori nuk ka siguri absolute, por me shumë gjasa në veri të Terranovës”, shpjegon profesor Surdich. Kjo është prova e mbërritjes së vikingëve në Amerikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!