MENU
klinika

Ja kur do e bëj publike lidhjen

E pranoi publikisht, Renato Mekolli ka dikë në krah

31.10.2019 - 08:21

Renato Mekolli ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun, për të folur rreth sezonit të ri të “Hell’s Kitchen”.

 

View this post on Instagram

 

Djalli nuk ka frikë nga asgjë ??

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli) on

Gjatë intervistës, Renato pohoi se është në një lidhje dashurie të cilën së shpejti do ta bëjë publike.

“Deri kur do e mbash të fshehur?”, e ka pyetur Jonida.

“Deri kur të bëjmë intervistën tjetër, por që do vonohet”, u përgjigj ai.

“Sa vite do vonohet?”, e pyeti më tej moderatorja e “Soiree”.

“1 vit”, tha Renato.

I pyetur nëse vajza në fjalë ka lidhje me kuzhinën, për të mësuar ndonjë detaj më tepër, Renato u përgjigj shkurt që ajo nuk ka lidhje me kuzhinën.

Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim edhe një vit tjetër për të zbuluar kush është vajza misterioze që i ka rrëmbyer zemrën Renato Mekollit.