MENU
klinika

Nga vartësi i Bushatit tek...

Emërohet drejtori i ri i Autoritetit Portual Durrës

26.10.2019 - 12:34

Emërohet drejtori i ri i Autoritetit Portual Durrës. Pas dorëheqjes dy ditë më parë të Agron Tares nga ky post, në vend të tij emërohet Pirro Vengu.

Tare tha se u dorëhoq për të vijuar rrugëtimin e tij profesional pas 9 muajsh në këtë detyrë.

Por kush është drejtori i ri i Portit Pirro Vengu? Ai ka pasur disa detyra të rëndësishme para këtij emërimi. Vengu ka qenë shefi i kabinetit të ish-ministrit për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati në qeverinë “Rama 1”. Në vitin 2017 ai u emërua drejtor i antikorrupsionit në Kryeministri.

foto galeri

Por Pirro Vengu u bë lajm në media, jo vetëm për detyrat e rëndësishme, por pasi në vitin 2015, teksa ishte në detyrë në ministrinë që drejtohej nga Ditmir Bushati, i erdhi një fletëthirrje nga Greqia, me arsyetimin se nuk kishte kryer detyrimin ushtarak në shtetin grek, detyrim për shkak të mbajtjes së pasaportës greke.

foto galeri

Madje kjo gjë u bë edhe shkak për debate mes opozitës dhe maxhorancës, por Bushati e mori në mbrojtje duke e cilësuar një nga punonjësit më të përkushtuar të institucionit.