MENU
klinika

Shumica gra dhe fëmijë

Emigrantët në Greqi ngrihen në protestë

01.10.2019 - 22:22

Sipas burimeve policore, rreth 400 emigrantë të kampit Moria, shumica gra dhe fëmijë, marshuan drejt portit të Mytilene-s, për të protestuar kundër kushteve të këqija në qendrën strehimore të mbipopulluar.

Nën britmat protestuese, emigrantët mbartën edhe një barelë të mbuluar me qefin, për të simuluar kufomën e një të vdekuri, dy ditë pasi zjarri vrastar shkaktoi një të vdekur dhe 17 të lënduar në mesin e refugjatëve të kampit.

Sipas të njëjtit burim, ata kërkojnë shpërngulje të menjëhershme nga ishulli dhe kushte më të mira jetese.

“Kushtet janë shumë më keq se ato që mund të imagjinonim për vende më në vështirësi se Greqia.

Këtu jemi në Greqi, një vend i Bashkimit Europian”, u shpreh Cecile Duflot, drejtoresha e përgjithshme e organizatës “Oxfam” Francë, në një vizitë në kampin e refugjatëve.