Operacioni aktual i Turqisë në veri të Sirisë nuk është kundër kurdëve, por kundër grupeve terroriste, tha presidenti i Turqisë një konferencë në Stamboll.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se operacionet antiterror të Turqisë në Irakun verior dhe Sirinë, përfshirë Operacionin Pranvera e Paqes, e nisur më 9 tetor dhe Operacioni Claw në veriun e Irakut, të nisura këtë verë, kurrë nuk synonin integritetin territorial ose sovranitetin e vendeve.
“Turqia do të sigurojë sigurinë e saj kufitare dhe kthimin e sigurt të sirianëve duke pastruar grupet terroriste nga lindja e lumit Eufrat siç kemi bërë me perëndimin e Eufratit”, tha Erdogan, duke iu referuar operacioneve të mëparshme antiterror që nga viti 2016.
Ai shtoi se Operacioni Pranvera e Paqes nënkupton mbrojtjen e të drejtave të të gjithë njerëzve të Sirisë veriore, arabë, kurdë, Eziditë, Kaldeasit, për të mos e përçarë Sirinë.
Siç bëhet e ditur, Ankaraja dëshiron të krijojë një të ashtuquajtur “zonë të sigurt” që shtrihet 32 km (20 milje) në kufi me rajonin verilindor të Sirisë.
Por, presidenti turk ka hasur shumë kundërshti.
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se sulmi turk në Sirinë veriore është një ide e keqe dhe ai nuk e miraton operacionin ushtarak, duke shtuar se Ankaraja tani mban përgjegjësi për të gjithë luftëtarët e Shtetit Islamik në zonë.
Forcat kurde ishin aleatët kryesorë të SHBA-së në mposhtjen e Shtetit Islamik në Siri. Por Turqia i konsideron militantët kurdë si terroristë, pavarësisht se janë aleatë amerikanë