Një ditë më parë UEFA sqaroi rastin se kur mund të ndeshej Kosova me Serbinë, që do të ishte vetëm në rast se do të ishin në finalet e Europianit pas fazës së grupeve.
Ndërkohë, UEFA ka bërë të qartë edhe në rast se shorti do ta përballte me Rusinë. Dhe përgjigja është: Nuk do të ketë Kosovë–Rusi në fazën eliminatore. UEFA ka vendosur që të mos i lejojë të luhen takimet ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Kosovës dhe Rusisë, deri në një vendim të radhës.
Vendimi është komunikuar sot nga Paneli i Emergjencave të UEFA-s përmes një njoftimi të publikuar në webfaqen zyrtare të këtij institucioni më i lart evropian i futbollit.
“Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë në ndeshje ndërmjet ekipeve nga Rusia dhe Kosova, paneli i emergjencave ka vendosur që ekipet nga këto dy shtete, më nuk mund të shortohen kundër njëra tjetrës në asnjë garë të ardhshme të UEFA-s, deri në një vendim të radhës”, – thuhet në njoftimin e UEFA-s.
UEFA ka shqyrtuar se ndeshjet e parashkiuara mes femrave për kualifikimet e Euro 2021 do të luhen, por në terrene neutrale.