MENU
klinika

Lufta e Dimrit 1939-40

Ferri i ngrirë i Bashkimit Sovjetik…

21.10.2019 - 09:04

Helsinki, 10:30, 30 nëntor 1939. Pas disa incidenteve në kufirin finlandezo-rus sovietikët bombardojnë kryeqytetin e Finlandës.

Në javët që do të vijonin bota do të shikonjë me admirim se si një ushtri e vogël e një republike nordike përfshihet në një luftë që frymëzon legjenda kundër forcës së madhe ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Por akoma lufta e tyre epike është injoruar gjërësisht. Guerrilat skiatore, sulme heroike mbi tanke, qëndrueshmëri e papërshkueshme dhe udhëheqja karizmatike e një prej gjenive më të mëdhej ushtarakë të shekullit të kaluar – këto janë elementet e suksesit finlandez dhe elementet që përbëjnë një histori që mbërthen vëmendjen e çdo kujt.

Pakti Nazi-Sovjetik i gushtit të 1939 dhe një marrveshje e dytë mes gjermënëve dhe sovjetikëve pas ndarjes së Polonisë i la dorë të lirë Stalinit për të ushtruar influencën sovjete mbi kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik. Stalini nuk i besonte askujt dhe zgjerimi territorial i Bashkimit Sovjetik muajt e parë të Luftës së Dytë Botërore kishte për qëllim që të krijonte zona tampo kundër një sulmi të ardhshëm nga Hitleri.

Këto zgjerime territoriale u mundësuan nëpërmjet të ashtëquajturave “pakte ndihme”. Me anë të këtyre teksteve shtete si Lituania, Estonia, Letonia do t’i njihnin Rusisë të drejtën për të vendosur trupa dhe baza ushtarake në tokat e tyre. Në fakt tre shtetet balte u kthyen në protektorat sovjetik. Ata do të humbasin edhe pavarësinë shtetërore në verën e 1940-ës dhe më pas të tre do të jenë pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Interesi i Stalinit për Finlandën buronte nga dëshira e këtij të fundit për të forcuar perimetrin kufitar veriorë. Rusët filluan t’i kushtonin vëmendje tepër të veçantë. Ata i propozuan Finlandës bashkëpunim ushtarak për të garantuar sigurinë e të dy shteteve duke i kërkuar gjithashtu marrjen me qira disa ishujve të vegjël në gjirin e Finlandës.

Synimi ishte mbrojtja e Leningradit, i cili ishte veçse 30 km larg kufirit me Finlandën dhe mund të goditej lehtë nga rrezja e artilerisë. Stalini donte të merrte me qira për 30 vjet portin e Henkos si dhe i kërkoi Finlandës lëshimin e një territori prej 2.700 km2 në istmin e Karelisë në këmbim të një territori ta pabanuar 5.500 km2 në veri të Ladogës si dhe ndihmë financiare për ndërtimin e hekurudhës apo veprave të tjera të mëdha.

Negociata vazhduan deri me 13 nëntor 1939 pa një marrveshje finale. Pasi pazaret dështuan, Stalinit i mbeti në dorë ndërhyrja ushtarake, duke menduar se do të ishte një konflikt i lehtë për tu përmbyllur. Aq i sigurt ishte sa që krijoi një qeveri finlandeze filo-komuniste përpara se të fillonte sulmi.

Pas disa incidenteve provokuese kufitare të orkestruara nga Bashkimi Sovjetik për justifikuar sulmin e saj në Finlandë lufta mes tyre do të fillonte me 30 nëntor 1939.

  • Luftë e cila do të njihet si Lufta e Dimrit.

Ushtria e Kuqe lëvizi çerekun e njësive të saj aktive në Distriktin Ushtarak të Leningradit dhe në zonat përreth, duke përfshirë rreth 450.000 burra, 28 divizione dhe 2.000 tanke të mbështetur nga 3.000 avionë të të gjitha tipeve.

Ushtria finlandeze mobilizoi 9 divizione në të cilat 6 prej tyre i pozicionoi në Istmin Karelian, Dy divizione të tjera u lanë në lindje të liqenit Ladoga dhe 1 divizion u la në rezervë.

Pjesa tjetër e mbetur e territorit finlandez pak a shumë 1.000 km i gjatë mbrohej nga kompani dhe batalione të shpërndara.

Ushtria e Kuqe po shijonte një avantazh 3-1 ushtarë kundër finlandezë dhe 5-1 në artileri; raporti ishte më i thellë në avionë dhe tanke.

Përgjatë zonë së istmit të Karelisë, finlandezët kishin ngritur një linjë fortifikacionesh të quajtuara Linja Manerheim, në nder të Gustav Manerheimi që kishte mbikqyrur ndërtim e saj, dhe ishte kontribuesi kryesor në pavarsinë e Finlandës.

Sulmet fillestare ruse në istmin e Karelisë u zmrapsën nga forcat finlandeze, të cilat ishin nën drejtimin brilant të Marshallit Manerheim, i cili nuk pati nevojë të përdorte as rezervat strategjike. Në këtë fazë, 13.000 finlandezë luftonin kundër 180.000 ushtarëve rus dhe 1.000 tankeve në istmin e Karelisë.

Siç duket rusët e kishin nënvleftsuar Finlandën. Ndryshe nga çfarë ata kishin shpresuar, vendi refuzoi të kapitullonte para fqinjit të fuqishëm. Kuraja dhe shpirti i sakrificës i popullit finlandez do të habisë botën mbarë.

Njerzit e Manerheimit dukeshin qartësisht të trajnuar mirë. Ata shfrytëzonin në mënyrë efikase gjithë burimet e terrenit të mbuluar nga pyje të thellë. Taktikat finlandeze të ideuara nga Manerheimi bënë kërdinë në radhët ruse përgjatë këtij konflikti.

Batalione të patrullave skiatore finlandeze u pajisën me armë anti-tank Bofors 37 mm dhe më vonë u pajisën edhe me koktail Molotov.
Doktrina finlandeze e “mbrojtjes aktive” cingëriste pozicionet sovjetike me sulme të befta, i prisnin linjat e komunikimit.

Pastaj zhduken, të pakapshëm. Kjo luftë partizane, mjeshtërisht e ndërtuar, i krijon mundësi finlandezëve të shkatrrojnë divizione të shumta ruse gjatë muajit dhjetor. Konkretisht në sektorin e Suomosalmit, ku në koston e 900 burrave të vrarë, finlandezët i shkatuan 27.500 viktima fatave forcave sovjetike, duke marrë dhe 1600 të burgosur.

Ushtarët sovjetë filluan tu referoheshin trupave skiatore finlandeze belyea smert- vdekjet e bardha.

Sidoqoftë është e natyrshme që katër milionë finlandezë, të pa ndihmuar nga jashtë, ku patën veçse ndihma minimale si: 8.000 vullnetarë suedezë plus 1.500 nga Danimarka dhe Norvegjia, nuk mund t’i rezistojnë një kolosi si Rusia. Me 1 shkurt 1940, pasi Stalini zëvëndësoi kryekomandantin e forcave sovjetike në Finlandë Kliment Voroshillov me Sejmon Timoshenkon, lëshohet ofensiva e madhe kundër Finlandës.


Rezistenca finlandeze thyhet. Një traktat u firmos me 12 mars 1940 dhe Lufta e Dimrit përfundoi me 13 mars 1940. Në anën finlandeze numëroheshin 24, 923 të vdekur ose të humbur në aksion, 43. 557 të plagosur si dhe la 450.000 civilë të pastrehë, për një vend me 4 milionë banorë ky ishte një çmim i tmerrshëm.

Dëmet sovjetike numëronin 300.000 viktima. Traktati i obligonte Finlandës të jepte 65.000 km2 që përbënte 11% të të ardhurave ekonomisë.

Spektakli i Luftës së Dimrit tregoi se ushtri e vogël finlandeze jo vetëm që prishi ofensivën masive sovjetike të lançuar me 30 nëntor 1939, por edhe mbajti në mënyrë efektive mbrojtjen e vendit të tyre për tre muaj rresht. Edhe pse Finlanda humbi luftën rezistenca e egër e treguar siguroi pavarsinë e saj.

  • Referenca

World War II DK

Command: Gustav Mannerheim

World War II, Antony Beevor

World War II, Martin Gilbert

Red Army: Order of Battle

Finland at War 1939-1940

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit