MENU
klinika

Ankthi i zgjedhjeve

Fillon numërimi i votave, kur pritet të dal rezultati final?

24.10.2019 - 19:55

Sot pasdite në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht që të numërohen votat e  personave me nevoja të veçanta. Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi i ka thënë mediave se do të numërohen 24 mijë e 804 vota me kusht dhe 2 mijë e 15 vota të personave me nevoja të veçanta, që në total bëjnë 26 mijë e 819

“Ka filluar numërimi i Votave me Kusht dhe Votave të Personave me Nevoja të Veçanta. Numërimi i tyre është faza e radhës pas verifikimit të tyre. Numri i zarfeve me fletëvotime me kusht në nivel vendi ka qenë 26 mijë e 382 dhe pas verifikimeve janë konfirmuar 24 mijë e 804 ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 578. Ndërsa, vota të personave me nevoja të veçanta në nivel vendi kanë qenë 2 mijë e 142, por pas procesit të verifikimit janë konfirmuar 2 mijë e 15 dhe janë refuzuar 127”, ka thënë Elezi

Por kur pritet të përfundoje numërimi ?

Për dy ditë pritet të përfundoi i gjithë procesi , derisa rezultati përfundimtar i zgjedhjeve pritet të shpallet në fillim të javës së ardhshme.Para pak minutash, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjithashtu ka thënë se :

“Po mundohemi që këtë proces ta kryejmë sa më shpejt të jetë e mundur dhe besoj se do të na duhen dy ditë kohë që të numërojmë të gjitha këto vota”. Ai tha se  nuk ka ankesa të tjera për rinumërim, por nëse ka ndonjë të tillë nga QNR-ja, do të informojnë. Sipas tij, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve pritet të shpallet në fillim të javës së ardhshme.

“Pasi të përmbyllim procesin e numërimit janë procedura të tjera që zhvillohen pas përfundimit të numërimit. Të gjitha këto i hapin rrugën KQZ-së që të shpallë rezultatet në fillim të javës së ardhshme”.

Numri i zarfeve me fletëvotime në nivel vendi ka qenë 26 mijë e 382 dhe pas verifikimeve janë konfirmuar 24 mijë e 804 ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 578. Ndërsa, vota të personave me nevoja të veçanta në nivel vendi kanë qenë 2 mijë e 142, por pas procesit të verifikimit janë konfirmuar 2 mijë e 15 dhe janë refuzuar 127. Ndërkohë që, mbrëmë në mesnatë ka përfunduar procesi i numërimit të rreth 3 mijë votave nga Serbia. Gjatë numërimit të këtyre votave, komisionerët kanë përdorur dorëza mbrojtëse, pasi më herët, 26 zyrtarë të KQZ-së kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi janë ankuar për probleme shëndetësore pasi kishin hapur zarfet e ardhura nga Serbia.