MENU
klinika

"Nuk është gëzim"

Fitorja e Albin Kurtit/ Flet Vuçiç: Beogradi do të…

07.10.2019 - 08:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic ka thënë se Lista Serbe arriti fitoren më bindëse në historinë e saj me 98.07% të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe fitoi të 10 vendet në parlamentin e Kosovës.

Sipas mediave të huaja, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Vuçic tha se ishte një mesazh nga serbët nga Kosova se ata ishin të fortë dhe do të jenë në gjendje të mbronin interesat e tyre në Kosovë.

Në të gjitha vendet, siç ka shtuar Vuçic, Lista Serbe mori më shumë se 90 për qind të votave në zgjedhjet e sotme në Kosovë.


Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që Vetëvendosje e Albin Kurtit, të dalë fituese e zgjedhjeve në Kosovë, e cila gjë, siç ka thënë ai, nuk do të ishte gëzim për të, por që nëse kjo ndodhë, Beogradi do të negociojë me të si një përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe se këto do të jenë bisedime të vështira.

Presidenti serb gjithashtu vlerësoi sonte se populli serb në Kosovë, me fitoren e Listës Serbe, “tregoi pjekuri dhe dashuri të madhe për Serbinë, mbrojti veten kundër zhdukjes dhe mori përfaqësim të fortë politik, me të gjitha dhjetë vendet në parlamentin e Kosovës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë