MENU
klinika

Na ngelet të presim...

Florian Agalliu tregon përse do të largohet nga “Top Channel”

30.10.2019 - 15:49

Dje u tha se Florian Agalliu nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Në shtëpinë tonë”.

Revista “Who” shkruante se bashkë me të do të largohej edhe Renisa Shabani, bashkëshortja e Florianit, e cila është autore e programit që prej fillimit të tij.

I pyetur nga “Anabel.al”, Floriani u shpreh se arsyet që e çuan drejt këtij vendimi janë krejt personale.

 

View this post on Instagram

 

Kur i gëzohesh gëzimit t’saj @newyorkgrill

A post shared by FlorianAgalliu? (@florianagalliu) on

Ai konfirmoi se bashkë me të, do të largohet dhe bashkëshortja e tij, Renisa Shabani, autore e “Në shtëpinë tonë” që prej fillimit të programit.

“Po, është e vërtetë që do të largohem nga Top-i. Po largohem me dëshirën time. Këtij vendimi i është bashkuar edhe bashkëshortja”, është shprehur moderatori.

Megjithatë, siç mëson “Who” nga burime brenda institucionit, shkak për këtë largim është bërë një konflikt i moderatorit me drejtorin e përgjithshëm të televizionit Ben Blushi.

“Duket se njeriu që merr vendimet prej më shumë se dy vitesh vitesh tashmë në një prej ekraneve më të ndjekura shqiptare, është bërë shkak që Agalliu dhe bashkëshortja e tij, në cilësinë e autores së programit – me të cilën ka pasur gjithashtu konflikte – të ndërpresin kontratën në mënyrë të papritur në mes te sezonit”, thuhet më tej.

Epo nuk na mbetet gjë vetëm të presim për të ditur më tej!

 

 

View this post on Instagram

 

@marinaprodani ?‍♀️ @rediskondakciu ??? #tango @dancewithmeal @irsi_agolli kape shpinen…

A post shared by FlorianAgalliu? (@florianagalliu) on

Momentalisht Florian Agalliu është duke u angazhuar në “TV Klan” në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën