MENU
klinika

Serbi-Shqipëri

Fotoja e “pajtimit”, 5 vjet nga “lufta” në Beograd

17.10.2019 - 16:39

Kanë kaluar pak ditë nga 5-vjetori i ndeshjes historike mes Serbisë dhe Shqipërisë, ose më saktë, të “luftës” që shpërtheu në mes stadiumit të Beogradit pas valëvitjes së flamurit me simbole shqiptare nga një dron.

Lorik Cana, si kapiten i ekipit kuqezi, ishte protagonist atë natë tetori, duke u përleshur me stjuartë dhe tifozë serbë që kishin hyrë në mes të fushës, teksa sulmonin futbollistët shqiptarë.

Lorik Cana, Beograd

Pak ditë më vonë, pikërisht më 17 tetor 2014, futbollistët udhëtuan në skudrat e tyre dhe Cana gjithashtu udhëtoi tek i Lazios me të cilin aktivizohej asokohe, ashtu si edhe Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha.

Por me ekipin lacial luanin edhe serbët Dusan Basta dhe Filip Djordjevic. Pasi gjakrat ishin ulur, të gjithë së bashku realizuan foton në studio e Lazio Style Channel. Fotoja bëri shumë bujë në Itali dhe jo vetëm, duke treguar se futbolli bashkon

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjatë ndeshjes Partizan B.-Besiktas

Serbët mbeten po ata, tifozi vdes në stadium