Ftoi është një pemë frutore e viseve të ngrohta, ndërsa farat e tij përdoren gjerësisht në mjekësi për të prodhuar ilaçe.
Njerëzit e përdorin ftoin si frut organik ose si pluhur, ekstrakt apo çaj për problemet përfshirë dhimbjet e stomakut, inflamacionin gastrointestinal etj.
- Ftoi përdoret gjithashtu edhe për ftohjen ose gripin.
Megjithatë, vlerat e vërteta të ftoit mund t’i merrni duke e konsumuar atë si frut organik bashkë me lëkurën, duke qenë se është i pasur me lëndë të shumta ushqyese, si vitamina, minerale, përbërës fenolikë, antioksidues dhe fibra distike, thuhet në studimin e Mayo Clinic.
Disa nga përfitimet shëndetësore të ftoit janë ulja e kolesterolit, forcimi i sistemit imunitar, parandalimi i sëmundjeve gastrointestinale, lehtësimi i inflamacionit, ulja e tensionit të gjakut, parandalimi i alergjive të ndryshme, përmirësimi i qarkullimit të gjakut.
Ftoi është një burim i pasur me vitaminë C, zink, kalium, hekur dhe fibra dietike. Ai gjithashtu përmban elementë organikë dhe ushqimorë që ia shumëfishojnë vlerat shëndetësore.
- Ndihmon në rënien në peshë
Një mënyrë e mirë për të përshpejtuar metabolizmin dhe rënë në peshë është të përmirësoni tretjen. Ftoi është i pasur në fibra dietike, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë sistemin tretës. Do të keni më shumë energji dhe do të humbisni më shumë peshë duke përmirësuar shëndetin digjestiv.
Ftoi gjithashtu ka pak kalori, kripë dhe yndyra.
- Parandalon sëmundjet gastrointestinale
Përveç se ndihmon në procesin e tretjes së ushqimeve, ku e facilitojnë edhe fibrat dietike, mund të ndihmojë gjithashtu për të parandaluar një sërë gjendjesh gastrointestinale, si sëmundja e zorrës së irrituar ose divertikulitin.
- Kujdesi ndaj lëkurës
Nivelet e larta të antioksiduesve dhe vitaminave tek ftoi janë shumë të mira për të mbajtur të shëndetshme dhe të re lëkurën. Antioksiduesit parandalojnë dëmtimin nga radikalet e lira në lëkurë, duke parandaluar kështu shfaqjen e parakohshme të rrudhave, të njollave dhe mbrojtur lëkurën kundër rrezeve ultraviolet
- Rregullon tensionin e gjakut
Kaliumi është një nga mineralet më të rëndësishëm në trup pasi mban nën kontroll tensionin e gjakut dhe ndihmon për të transportuar lëngjet në qelizat e trupit. Sa i përket tensionit të gjakut, kaliumi ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut dhe arterieve, duke parandaluar kështu sforcimin e sistemit kardiovaskular. Kështu mund të ulet rreziku për zhvillimin sëmundjeve të tilla si arteroskleroza, sëmundja koronare e zemrës, sulmi në zemër dhe goditjet në tru.
- Forcon sistemin imunitar
Përveç antioksiduesve, ftoi është i pasur edhe në vitamina, si ajo A dhe E, të cilat forcojnë sistemin imunitar në disa mënyra. Për shembull, vitamina C stimulon sistemin imunitar duke rritur furnizimin me qeliza të bardha të gjakut, që janë të parat për mbrojtjen kundër viruseve, baktereve dhe patogjeneve në trup.
- Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon aneminë
Përmbajtja e lartë në minerale, si hekuri dhe zinku, ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin. Kështu parandalohen sëmundje të tilla si anemia për shkak të mungesës së hekurit.