MENU
klinika

Abuzim me pronat

‘Furtunë’ në Kadastrën e Durrësit, 17 punonjës në polici

25.10.2019 - 10:36

Shoqërohen në polici 17 punonjës të Kadastrës së Durrësit.

Mësohet se punonjësit po merren në pyetje për dosje të ndryshme pronash, me të cilat policia dyshon se janë kryer abuzime.

Shoqërimet janë kryer mëngjesin e sotëm dhe pritet që në orët në vijim të ketë informacione zyrtare. Kujtojmë se ish-drejtori i Kadastrës Durrës Liridon Pula u arrestua pak ditë më parë dhe u lirua nga Gjykata e Apelit më 18 tetor me masën detyrim paraqitje.

Pula u arrestua nën dyshimet se së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.

Arrestimi i kreut të Kadastrës në Durrës solli një përplasje mes qeverisë dhe prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, i cili firmosi për arrestimin e tij. Në fillim të muajit, prokuroria arrestoi Lusiena Kolën, përgjegjëse e sektorit juridik në ASHK-në e Durrësit.

Më pas njoftoi edhe arrestimin e Liridon Pulës, i cili mbante postin e drejtorit. Prokuroria ka bërë po ashtu shpalljen në kërkim të ish-kreut të agjencisë së legalizimeve.

Prokurori Ndoja u akuzua nga kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe, se mbështet bandat e krimit dhe se ka ushtruar presion ndaj kreut të kadastrës në Durrës.

Deri më tani kanë mbërritur 4 tragete

Fluks në Portin e Durrësit, gjithsej 5480 pasagjerë

Në pranga kapiteni dhe mekaniku i mjetit lundrues

Sekuestrohet peshkarexha me 80 mijë litra naftë kontrabandë

Shpall konkursin për administratorët e rinj

Qeveria bën gati “falimentin” e bashkive në krizë