MENU
klinika

Për më shumë stil...

Fustanet e shkurtër vishen dhe në të ftohtë!

09.10.2019 - 12:24

Me uljen e temperaturave fillojnë të shtohen edhe veshjet tona.

Fatkeqësisht, na duhet t’i themi “mirupafshim” rrobave të holla të verës, për të kaluar tek trikot e ngrohta, palltot, pantallonat etj.

Mirëpo, nëse s’jeni ende gati të hiqni dorë nga fustanet e shkurtër, ju tregojmë 5 mënyra si t’i kombinoni ato këtë vjeshtë, për t’u dukur me shumë stil.

1- Fustan i shkurtër + çizme kaubojs

Si në fotot e mëposhtme, mund të kombinoni një fustan të shkurtër të gjerë me një palë çizme kaubojs dhe do të dukeni shumë cool.

 

2- Fustan i shkurtër + çizme si këpucë

Një fustan i shkurtër, i ngushtë apo i gjerë, do të shkonte perfekt me një palë çizme si këpucë, me gjatësi mbi nyjen e këmbëve.

 

3- Fustan i shkurtër + një xhaketë

Fustanet e shkurtër këtë vjeshtë kombinohen shumë mirë me një xhaketë të hedhur mbi supe, s’ka rëndësi gjatësia e saj. Veshjen mund ta kombinoni me çizme apo këpucë, është në zgjedhjen tuaj.

 

4- Fustan i shkurtër + atlete dhe çorape të gjata

Mund të vishni një fustan të shkurtër të çfarëdo prerjeje, të cilin mund ta kombinoni me atlete dhe çorape të gjatësive të ndryshme. Do të dukeni cool!

 

5- Fustan i shkurtër + çizme të gjata deri poshtë gjurit

Fustani juaj i shkurtër shkon në mënyrë perfekte me një palë çizme me gjatësi deri tek gjuri. Për t’u bindur, shikoni fotot e mëposhtme.

 

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën