Iker Casillas tashmë nuk është i vetmi futbollist që ka puthur të dashurën e tij gazetare futbolli “live” në fushë. Këtë e ka bërë edhe ukrainasi Oleksandr Zinchenko me të dashurën Vlada Sedan, që njihen për lidhjen e tyre, për shkak se gjithçka ka nisur në një transmetim direkt në TV.
Lidhja e tyre kishte nisur në qershorin e këtij viti, teksa pas përfundimit të ndeshjes Ukrainë-Serbi, e cila përfundoi me rezultatin 5-0 në favor të këtyre të fundit, gazetarja Vlada Sedan kishte marrë në intervistë pikërisht mbrojtësin e Mançester City-t.
Menjëherë pas përfundimit të intervistës, Zinçenko nuk përmbahet dot, dhe e puth gazetaren ukrainase, ndonëse ishin në transmetim direkt. Që nga ajo kohë të dy personat kanë nisur një lidhje midis tyre, teksa së fundmi ka ardhur edhe propozimi për martesë.
Në një postim në “Instagram”, Vlada Sedan ka postuar një foto ku duket futbollisti teksa e ka propozuar atë për martesë. Ajo që tërheq menjëherë vëmendjen, është pikërisht se propozimi është bërë në një fushë futbolli.