06.10.2019 - 12:09
Në një kohë shumë të shkurtër, ajo është kthyer në një ndër personazhet publikë më të komentuar.
Kjo për faktin se Qëndresa Krelani, e njohur si Qeqa është e para komentatore sportive femër në Shqipëri dhe Kosovë.
Ajo ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Shiko Kush Luan” dhe në një prej sfidave u pyet se cili futbollist flirton me të.
Dhe ajo pa u menduar dy herë e tregoi emrin e tij.
“ Është një futbollist që luan për Flamurtarin, emri i tij është Gentrit Dumani që më shkruan mua, i kërkoj falje që e thash emrin e tij”, ishin fjalët e saj në emision.