MENU
klinika

Vetëm 25 vjeç

Gjendet e vdekur në shtëpi këngëtarja dhe aktorja e njohur

14.10.2019 - 16:02

Këngëtarja e njohur e “K-Pop” në Korenë e Jugut, Choi-Jin-Ri, është gjetur e vdekur në shtëpinë  e saj në Seongnam.

25-vjeçarja e njohur si Sulli u gjend nga menaxheri i saj dhe sipas hetimeve të para, po dyshohet për vetëvrasje.

Sipas “BBC”, pasi luftoi me abuzimin në internet, këngëtarja e pezulloi karrierën e saj.

Gjithçka ndodhi në vitin 2016, kur Sulli tregoi aksidentalisht gjoksin në Instagram.

Në vitin 2015, këngëtarja la grupin e famshëm “K-Pop” për t’u përkushtuar në aktrim.