Një person është gjetur pa shenja jete në një apartament në lagjen numër 16 në Durrës.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Në banesë janë gjetur po ashtu edhe shenja gjaku.
Rupi hetimor ka nisur hetimet, kurse trupi i pajetë është dërguar drejt morgut për ekspertizë mjeko-ligjore.
Viktima është identifikuar nga policia dhe është shtetasi Dashamir Harapaj, 66 vjeç. Ende nuk ka arsye zyrtare për vdekjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Durrës/ Informacion paraprak
Më datë 24.10.2019, ora 15:00, ka shkuar me ambulancë pa shenja jete, në Spitalin Rajonal Durrës, shtetasi D.A., rreth 55 vjeç, banues në Durrës. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet për vdekje natyrale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.