Në qytetin e Gjirokastrës, në grykën e Këlcyrës, po zhvillohet ceremonia zyrtare në përkujtim të të rënëve në luftën italo-greke në vitet 1940- 1941, e njohur ndryshe si “Dita e Jo-së”.
Në ceremoni do të jetë i pranishëm zv-ministri i Jashtëm, përgjegjës për çështjet e diasporës, Andonis Dhiamataris dhe ambasadorja greke në Shqipëri, Sofia Filipidhu.
Për të qënë pjesëmarrës në këtë ceremoni, kanë ardhur nga Greqia edhe 2 autobuzë me familjarë të ushtarëve grekë të vrarë në vitet 1940-1941.
Më herët, ministrja e Jashtme greke, ka njoftuar se ceremonia do të zhvillohet në bashkëpunim me palën shqiptare, duke respektuar të gjitha protokollet e firmosura me herët nga të dy vendet.
Ceremonia e përvitshme organizohet çdo 28 tetor për të përkujtuar ditën kur kryeministri i asaj kohe Joanis Metaksas i tha “Jo” ultimatumit të Italisë për të hyrë pa rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar.