28.10.2019 - 21:42
Duket se brazilianët lindin dhe flejnë me topin. Nuk ka rëndësi se ku luajnë, në rërë, sallë apo tapet të gjelbërt, mjafton t’u japësh një top dhe ata bëjnë magjira.
Dhe shembulli më i mirë vjen nga Botërori i futbollit në rërë, që u mbajt në Doha. Në fitoren 9-3 të Brazilit ndaj Rusisë, Lucão i Brazilit ngriti topin lart para se ta godiste në këndin e sipërm të djathtë, ndërsa portieri rus qëndroi dhe thjesht e vëzhgoi.
Sipas specialistëve të kësaj disipline të futbollit, duke marrë parasysh distancën dhe mënyrën e gjuajtjes, ky është goli më i bukur i shënuar ndonjëherë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Spektakolar si Maradona e Weah