Bashkia e Gjirokastrës do të punojë për të ndërtuar një treg të ri të fruta-perimeve me standarde dhe kushte moderne në qytet.
Kështu është shprehur, kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, teksa është ndalur në vreshtat e fshatiti Dhoksat.
“Rrugës për në Lunxhëri, një ndalesë në vreshtat e Dhoksatit, aty ku fermerët janë në valën e punës për vjeljen e rrushit. Prodhim i mbarë këtë vit dhe sigurisht me shije fantastike. Gjirokastra rrethohet nga fshatra me prodhime bujqësore dhe blegtorale shumë cilësore të destinuara për tregun vendas dhe që tërheqin turistët”, shprehet Golemi.
Kreu i bashkisë thekson se “nga ana tjetër ne nxisim investimet në zonat rurale, sidomos në sektorin e agroturizmit pasi i kemi të gjithë mundësitë që turistët që mbërrijnë në qytet të shpenzojnë kohë dhe para edhe në fshatrat përreth Gjirokastrës”.
Golemi premton se “bashkia do të punojë për të ndërtuar një treg të ri të fruta-perimeve me standarde dhe kushte moderne në qytet, në mënyrë që prodhimet e fshatit të shiten në kushte më të përshtatshme nga tregu që kemi sot”