MENU
klinika

La Liga, Java 10

Griezmann-Messi-Suarez, Barcelona perfekte

19.10.2019 - 15:07

Ka nisur të funksionojë tredhëmbëshi i Barcelonës, duke e kthyer gjithçka në shfaqje në fitoren 0-3 ndaj Eibarit. Ekipi katalanas u argëtua në transfertën e kësaj jave, madje duket se Messi-Suarez-Griezmann kanë gjetur kiminë mes tyre, pasi të 3 golat u shënuan nga këmbët e këtij sulmi të frikshëm.

Griezmann hapi takimin në minutën e 14′. Një asist fenomenal nga Linglet bëri që sulmuesi të dilte i vetëm me portierin kundërshtar. Blerja e bujshme e verës nuk gaboi për 0-1. Radha për të shënuar ishte e Messit.

Argjentinasi shfrytëzoi një pasim mjaft të bukur të Griezmann brenda zonës dhe nuk gaboi. Barcelona dyshoi me tika-taka, pasi për të mbërritur deri te goli i “Pleshtit”, sfera kaloi me stacione pothuajse në të gjithë lojtarët.

Suarez i vuri vulën ndeshjes, pasi shënoi golin e tretë në minutën e 66′. Griezmann dha një top fantastik për Messin. Argjentinasi i vetëm me portierin u tregua altruist, duke pasuar te Suarez që nuk gaboi me portën e boshatisur. Barcelona merr kryesimin e kampionatit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN