MENU
klinika

Do të vijojë apo jo detyrën?

Hajdarmataj, prokurori i dosjes “Tahiri”, sot para Vettingu-t

14.10.2019 - 10:47

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, aktualisht prokuror në këtë prokurori do ti nënshtrohet procesit të vetingut.

Hajdarmataj është i pranishëm në seancë, por nuk shoqërohet nga avokati mbrojtës.

Trupa gjykuese do të hetojë prokurorin Hajdarmataj bazuar në 3 kriteret, vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Vetingu për prokurorin Hajdarmataj po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

Relatorja Suela Zhegu ka deklaruar se në lidhje me pasurinë ILDKPKI ka dorëzuar raportin në KPK se deklarimi i prokurorit është i saktë.

“Besim Hajdarmataj ka burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë”

Nga hetimi i KPK, rezulton se Hajdarmataj ka depozitë bankare në një bankë 5 milion lekë dhe depozitë 1 milion lekë si rezultat i kursimeve. Ka gjendje kesh 500 mijë lekë, dhuratë nga vëllai shumën 6 mijë euro dhe 4 mijë paund

Referuar raportit të DSIK thuhet se Hajdarmataj ka përshtatshmërinë për vijimin e detyrës

“Besim Hajdarmataj nuk rezulton që të ketë të dhëna me persona të papërshtatshëm. Ai ka aftësi për interpretim dhe zbatim ligji, i kushton rëndësi çdo fakti penal. Në pesë dosjet e analizuara, Hajdarmataj ka rezultuar mjaft i suksesshëm, me provat e administruara”

Për Hajdarmataj rezultojnë 11 denoncime që sipas hetimeve është konstatuar se nuk vërtetoheshin.