MENU
klinika

Përfitimet thelbësore

Harrojeni mishin! Tani duhet të shfrytëzoni lëngun e kockave

18.10.2019 - 10:59

Kolagjeni është ndër proteinat më të rëndësishme të organizmit dhe blloku kryesor, themeli i ndërtimit të strukturës së lëkurës.

Kolagjeni i jep lëkurës butësinë, elasticitetin dhe është një nga komponentët kryesorë në riparimin e lëkurës së plagosur. Kompanitë e mëdha të kozmetikës po tregtojnë çdo ditë pilula, shtocja të kolagjenit, duke na fshehur faktin se kjo proteinë e marrë nga goja shpërbëhet në aparatin tretës, para se të arrijë në lëkurë.

Ekspertët e shëndetit pohojnë se veprimi i kësaj proteine vjen nga brenda-jashtë dhe jo e kundërta! Ndonëse trupi juaj e prodhon vetë kolagjenin, pas të 25-ave sasia e këtij të fundit nuk mjafton për të luftuar rrudhat dhe shenjat e tjera të plakjes.

Në vend të këtyre suplementeve ju duhet të përdorni produkte ose të hani ushqime që nxisin prodhimin e kolagjenit.

Kolagjeni nga kockat e kërcet e pulës është forma më e mirë e kësja proteine nga e cila mund të përfitojmë. Shumica e kafshëve, madje edhe njerëzit, kanë kolagjen në trup, veçanërisht në lëkurë, kocka dhe nyje, por është e vetëkuptueshme, që njerëzit mund të përfitojnë vetëm nga kolagjeni i kockave të shpendëve apo kafshëve.

Një gotë lëng kockash përmban 10 gram proteina ndër të cilat më i rëndësishmi, kolagjeni.
Veç të tjerave, lëngu i kockave përban 2 aminoacide bazë për ndërtimin e indit lidhor, pa ato, trupi yne do te “thërmohej”.

Ndër të tjera ai permban gjithçka i duhet kockave tona, rruazave te gjakut, lëkurës dhe flokëve. Lëngu i kockave është mjaft i ushqyeshëm për fëmijet e vegjël për të forcuar aparatin tretës, nga ku fillon edhe imuniteti i tyre.

Më poshtë do listojmë të gjitha arsyet përse nuk duhet ta derdhni lëngun e kockave të pulës

1. Përmirësimi i elasticitetit të lëkurës
Një nga përfitimet më të njohura të kolagjenit lidhet me lëkurën. Kjo proteinë ndihmon në krijimin e komponimeve, duke përfshirë elastinën e cila ndihmon lëkurën të ruajë shkëlqimin e saj rinor. Prandaj, sa më shumë kolagjen të keni në trupin tuaj, aq më të ri do të dukeni.

2. Përmirësim i tretjes
Një tjetër përfitim i kolagjenit të pulës lidhet me përmirësimin e shëndetit tretës, pasi aminoacidet e tij ndihmojnë në forcimin e indeve përgjatë gjithë traktit gastrointestinal dhe zorrës së trashë.

3. Për ata që vuajnë nga dëmtimi i kërcit, duke përfshirë njerëzit që kanë artrit reumatoid dhe osteoartrit, marrja e kolagjenit nga kockat e pulës, do ishte një kurë shumë e mirë natyrale.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë