MENU
klinika

Bardhezinjtë marrin kreun

Higuan hesht “San Siron”/ Juve thyen Interin!

06.10.2019 - 23:10

Juventusi ka arritur të dalë fitues nga derbi i Italisë, duke mundur Interin 1-2.

Skuadra e Sarrit, kaloi e para në avantazh në minutën e katërt me Dibalën, i cili gjuati me të majtën dhe zhbllokoi sfidën.

Në minutën e 18-të, Lautaro Martinez nga pika e bardhë e penalltisë, nuk gaboi dhe barazoi shifrat.

Ronaldo shënoi në fundin e pjesës së parë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë nis disi më e qetë, Sarri bëri dy ndërrime, ku futi në lojë Bentankurin dhe Higuainin, të cilët e nderuar, duke bashkëpunuar dhe shënuar golin e fitores për Juven.

Tashmë, bardhezinjtë kanë shkuar 18 pikë dhe ndodhen në vendin e parë, te ndjekur nga Interi me dy pikë më pak.