Jemi mësuar të shohim djem ministrash dhe ish-ministrash duke bërë jetë luksi dhe duke publikuar foto nga vende të ndryshme në rrjetet sociale, por djali i ish-ministrit të Infrastrukturës në Kosovës, punon në ndërtim.
Është vetë babai, Lutfi Zharku që ka publikuar një foto ku shkruan se i biri punon në ndërtim pavarësisht se ka kryer me rezultate të shkëlqyera Fakultetin Ekonomik.
Postim i plotë:Ariani im sot i mbush 24 vjet. Ka kryer fakultetin ekonomik si student i shkëlqyeshëm por prodhon beton. Po e përjeton si çdo i ri se sa vështire fitohet rroga. Po e ndërton personalitetin e një te riu punëtor dhe te ndershëm qe te jetoje prej punës se vet. Edhe sot nuk ka pushim. Çdo dite e me shume po behet burrë.
Uroj te jetoje 100 vjet me shëndet, i lumtur dhe me nder!