MENU
klinika

"Durimi ynë u sos"

Negociatat, lideri maqedonas: Të dalim në rrugë e sheshe!

18.10.2019 - 08:41

Kreu i VMRO-DPMNE-së vlerëson se datë për fillimin e negociatave me BE-në nuk do ta sjellin politikanë që premtojnë dhe nuk realizojnë asgjë.

Mickoski shton se përfundon durimi i opozitës dhe i fton qytetarët pa dallim përkatësie partiake ose etnike, të dalin në rrugë.

“Mos prisni që këto të paaftë, këto politikanë kamikazë do të ikin vetë.

kolana e librave

Na duhet bashkim, na duhet rruga, na duhen sheshet, duhet të kalohet çdo shtëpi e bashkëqytetarëve tanë t’u themi se ne jemi ndryshe. Prej sot fillon përballja e fundit.

Prej sot e paralajmëroj fitoren e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.

Prej sot i ftoj të gjithë ata që mendojnë se politikat e Zoran Zaevit dhe LSDM-së janë të gabuara, e ftoj të na bashkohet, pavarësisht a është maqedonas, shqiptar, turk, rom, vlleh, boshnjak, serb dhe pa dallim a është pjesë e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit ose LSDM-së”, ka thënë kryetari i opozitës, Hristijan Mickoski gjatë një takimi me qytetarët në Gevgjeli.