MENU
klinika

Ligue 1, Java 11

Icardi-Mbappe, PSG fiton thellë klasiken e Francës

28.10.2019 - 00:05

PSG tregon “dhëmbët” në Francë edhe njëherë tjetër, sidomos ndaj Marseille. Kampionët kanë fituar thellë në shtëpi, në të ashtquajturën klasike të Francës me rezultatin 4-0, me dy gola të Icardi-t dhe dy gola të Mbappe.

Gjithcka ka ndodhur në pjesën e parë. Fillimisht ishte Icardi që shënoi dy golat. Sulmuesi argjentinas hapi serinë e golave në minutën e 10-të, teksa u la i vetëm në zonë. Në të 22’, Verrati jep një kros perfekt dhe Icardi dyfishon.

Më pas do të ishte radha e Mbappe. Di Maria shërben shumë mirë dhe sulmuesi francez shtyn topin në rrjetë në 32’. Një minutë para fundit, sërish Mbappe mposht portierin e Marseille, duke plotësuar “pokerin” dhe dopietën personale.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


PSG perfekte pas 9 javësh

“Çmendet” Mbappe, 4 gola ndaj Lyon